Mamaja e sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain, është shumë sëmurë. Kjo është dhe arsyeja se pse ai fluturoi drejt Argjentinës, duke thyer kështu karantinën që kishte vendosur Juventusi.
Sipas “CNN Radio Argentina”, mamaja e 32-vjeçarit është në gjendje shumë të rëndë. Ende nuk dihet nëse ajo vuan nga Covid-19 apo nga ndonjë sëmundje e mëparshme.
Ndërkohë Higuain ka rezultuar dy herë negativ në testin e Coronavirusit. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në vendin e tij të lindjes, për sa kohë që edhe Seria A është e pezulluar. /abcnews.al