E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic te Milani nuk dihet, por sido që të ndodhë, në kampin kuqezi po mendojnë të afrojnë një sulmues në merkaton e verës. Në skenë ka dalë emri i Arkadiusz Milik, polaku që kërkohet nga disa klube.
Napoli me shumë mundësi do e shesë dhe te Milani kanë një plan. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë gati të ofrojnë Hakan Calhanoglu, lojtar që pëlqehen nga Gennaro Gattuso dhe është përfolur më parë për një kalim te Napoli.
Sigurisht do të duhet të shtojnë edhe para, pasi Milik vlerësohet më shumë se mesfushori turk. Nga ana tjetër Napoli po mendon të afrojë Luka Jovicc në vend të polakut. /abcnews.al


