Zlatan Ibrahimovic vihet bë lëvizje. Italia është nj shtëpi e dytë për të dhe tani po vuan. Mijëra të prekur nga Coronavirusi dhe më shumë se 2 mijë të vdekur. Absolutisht një moment shumë i vështirë për vendin fqinj, që po lufton përditë për të shpëtuar sa më shumë njerëz.
Sigurisht Sistemi Shëndetësor është futur në kolaps dhe kërkohet ndihmë, në çdo aspekt. Klube futbolli, biznesmenë dhe lojtarë janë solidarizuar dhe kanë dhuruar të ardhura. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili njofton krijimin e një fondi për këtë qëllim. Sigurisht Zlatan nuk i lë batutat.
“Italia më ka dhënë shumë mua dhe në këtë moment dramatik dua t’i kthej pas edhe më shumë këtij vendi që unë e dua. Vendosa, së bashku me njerëzit që punojnë me mua, të krijojmë një fond për të ndihmuar spitalet dhe të përdor fuqinë time të komunikimit për ta përhapur mesazhin sa më shumë.
Është një çështje serioze dhe na duhet një ndihmë konkrete, kjo nuk ka të bëjë me një video. Unë mbështetem në bujarinë e kolegëve të mi, të të gjithë sportistëve profesionistë dhe të atyre që duan të japin një donacion të vogël apo të madh, sipas mundësive të tyre, për ta larguar këtë virus.
Së bashku mund të ndihmojmë realisht spitalet, doktorët dhe infermierët që punojnë duke mohuar veten çdo ditë, me synimin që të shpëtojnë jetët tona. Sot jemi ne ata që brohorasim për ta. le ta godasim të gjithë së bashku Coronavirusin dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Dhe mbajeni mend këtë: Nëse virusi nuk shkon te Zlatan, Zlatan shkon te virusi”, shkruan suedezi. /abcnews.al