Senati spanjoll ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që vendi është në një situatë emergjente për shkak të koronavirusit, Senati spanjoll është mbledhur në seancë të posaçme.
Siç ka njoftuar nënkryetarja e parë e senatit, Kristina Karbona, temë e vetme në mbledhje ishte ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Spanja ishte vendi i funfit që nuk kishte ratifikuar këtë protokoll, për shkak të krizës politike që e përfshiu disa muaj këtë vend./abcnews.al