Ndihmë në luftën kundër pandemisë / Miliarderi kinez Jack Ma dhuron maska, veshje dhe teste në Afrikë

schedule12:40 - 17 Mars, 2020

schedule 12:40 - 17 Mars, 2020

Miliarderi kinez dhe bashkëthemeluesi i Alibaba, Jack Ma, ka deklaruar se ai do të dhurojë maska, tamponë testimi dhe veshje mbrojtëse për të gjitha vendet e Afrikës për të ndihmuar kontinentin në luftën  kundër koronavirusit të ri.

Fondacioni i Ma do të dhurojë gjithsej 1.1 milion tamponë testimi, gjashtë milion maska, dhe 60,000 veshje mbrojtëse.

Ata gjithashtu do të punojnë me institucionet mjekësore lokale në kontinent .

“Bota nuk mund të lejojë pasojat e paimagjinueshme të një pandemie COVID-19 në Afrikë,” tha ai në një deklaratë në Twitter .

Afrika deri më tani ka konfirmuar më shumë se 300 raste , Egjipti është më i godituri me 110 raste.

Artikujt do të dorëzohen në Addis Ababa, Etiopi, ku Kryeministri Abiy Ahmed do të mbikëqyrë shpërndarjen e furnizimeve në vendet e tjera afrikane, tha Ma.

Të Premten, themeluesi miliarder i Alibaba tha që  do të dhurojë 500,000 tamponë testimi të koronavirusit dhe një milion maska ​​ për Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu në planet e tij për të ndihmuar futet edhe Europa./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!