Situata e izolimit po vazhdon pothuajse në të gjithë botën. Të gjithë qeveritë kanë marrë masat e tyre për të parandaluar Covid-19, por mënyra më e mirë është vetëkarantinimi në shtëpi.
Të shumtë janë futbollistët që kanë dhënë mesazhet e tyre në rrjetet sociale. Disa të tjerë kanë sfiduar njëri-tjetrin në sfida të ndryshme, të cilat më pas janë bërë virale.
Mesfushori i Monaco, Cesc Fabregas, ka postuar një video në Instagram ku ai ka traguar anën e tij të humorist.
Spanjolli është izoluar në shtëpinë e tij në Montecarlo dhe ka vendosur të përshendesë fqinjët e tij duke dalë në ballkon. Një ide shumë e bukur nga ai dhe duket se po e kalon jo keq këtë moment të vështirë për të gjithë ne. /abcnews.al
Day 4 of isolation and people are getting really tense up here… ? #CoronaVirus #YoMeQuedoEnCasa ?? pic.twitter.com/oK0i6YK6Qk
— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) March 17, 2020