Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në “kthetrat” e koronavirusit, në këtë muaj pritet të jemi në pikun e epidemisë

schedule17:57 - 16 Mars, 2020

schedule 17:57 - 16 Mars, 2020

Në studion e lajmeve në Abc News pasditen e së dielës ishte Arben Gjata, rektor i Univeristetit të Tiranës. Ndër të tjera, duke folur për situatën e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, Gjata ka treguar edhe se kur mund të arrijë pikun epidemia.

Endri Xhafa:

Në këtë periudhë që jemi tani statistikisht, kur mendoni se do ta kemi pikun ne?



Rreth dy javë nga fundi i javës së kaluar. Pra, nga fundi i marsit fillimi i prillit jemi në pik të epidemisë.

I pyetur nga gazetari Xhafa se sa mund të jenë shifrat që mund të arrihen deri atëherë, Arben Gjata u përgjigj se këtë nuk mund ta parashiknte dot pasi nuk është epidemiolog.

Gjithsesi, sipas tij, kjo do të varet nga zbatimi i rregullave nga ana e qytetarëve, pra nga sa do të respektohen masat e marra si brenda ashtu edhe jashtë familjeve.

Duke krahasuar situatën me Italinë, rektor i UT u shpreh më tej:

“Ne jemi dy javë pas Italisë, i bie që të jemi pesimistë në fund të marsit dhe fillimin e prillit. Kurba është sot kjo, por nuk e dimë si mund të jetë nesër.”

Sa i përket meaxhimit të situatës me këto burime njerëzore që kemi,Gjata u shpreh se “do përpiqemi, do bëjmë maksimumin’, por çdo ndihmë ekstra do të ishte një plus.

Ndëra për të shëruarit e parë, Gjata tha se duhet të presim të paktën tre javë. “Nëse je pozitiv, duhet të negativizohesh që të quhesh i shëruar.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!