Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas Kinës, edhe Rusia nis ndërtimin e një spitali të ri për të përballuar koronavirusin

schedule17:13 - 16 Mars, 2020

schedule 17:13 - 16 Mars, 2020

Masa drastike për frenimin e përhapjes së koronavirusit po merr edhe Rusia. Zyrtarë të Moskës kanë ndaluar tashmë mbledhjet me më shumë se 50 persona dhe kanë mbyllur shkollat e universitetet me qëllim për të përmbajtur koronavirusin.


Gjithashtu, bëhet e ditur se atoritetet treguan së fundmi se do të ndërtojnë një spital me 50 shtretër për të trajtuar të prekurit nga Covid-19 në vend. Masat e reja të njoftuara nga majori i Moskës Sergei Sobyanin, pritet që të ekzekutohen duke nisur nga 21 marsi.

Deri më tani, Rusia numëron 93 raste me koronavirus, 30 prej të cilëve janë njoftuar vetëm ditën e sotme, ndërsa deri më tani për fat të mirë nuk ka ndërruar jetë asnjë person. Masat janë marrë pavarësisht se vendi ka vetëm 93 raste me koronavirus, një shifër e ulët kjo për një shtet të madh si Rusia.



Klinika e re e parafabrikuar e sëmundjeve infektive, e cila mund të jetë gati në vetëm 12 javë, do të ndërtohet në Khabarovsk, afër kufirit me Kinën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!