Tjetër skenar i çuditshëm nga Italia, Serie A mund të zgjasë shumë

schedule10:16 - 16 Mars, 2020

schedule 10:16 - 16 Mars, 2020

Skenarët dhe hipotezat e ndryshme në lidhje me përfundimin e këtij sezoni në Serie A jën të shumta. Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina zbulon një tjetër opsion për Radio Anch’io Sport.

Të gjithë dëshirojmë që kampionati të përfundojë deri në fund të qershorit, por do të jetë e vështirë të ndodhë. Po punojmë me idenë që jeta vazhdon pas këtij cunami. Duhet të rinisim aktivitetin tonë, edhe pse po lundrojmë në një atmosferë mjegulle.

3 prilli është afër, unë jam shprehur gjithmonë për fillimin e majit për të nisur aktivitetet sportive. Nuk përjashtoj asnjë opsion, një hipotezë është ajo e mos dorëzimit të titullit kampion ose ndeshjeve play-off dhe play-out.

Kampionati mund të mbyllet edhe në dy sezone të ndryshme, nuk e përjashtoj këtë opsion. Ka shumë kuriozitet dhe vëmendje, por askush nuk është në gjendje për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë nesër”, përfundon kreu i futbollit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!