Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Publikohet dokumenti sekret: Kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në 2021

schedule22:54 - 15 Mars, 2020

schedule 22:54 - 15 Mars, 2020

Përhapja e koronavirusit në Britaninë e Madhe pritet të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Të paktën kështu thuhet në një dokument sekret të Shëndetit Publik britanik, që është publikuar nga The Guardian.

Sipas të përditshmes britanike, ky virus në Angli do të dërgojë në spital 7.9 milionë persona.

Në dokument thuhet:



“Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”

Profesor Chris Ëhitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përmendur edhe më parë këtë shifër ndërkohë që shpjegonte se çfarë mund të ndodhë në skenarin më të keq të mundshëm të ngjarjeve. Raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.

Nëse pranohet që koronavirusi do të vazhdojë të qëndrojë “vërdallë” edhe për një vit, atëherë bien poshtë shpresat se fuqia e virusit mund të zbehet me ngritjen e temperaturave gjatë pranverës dhe verës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!