“Nuk ka më xhel dezinfektues në Londër, njerëzit janë bërë shumë nervozë”

schedule14:33 - 15 Mars, 2020

schedule 14:33 - 15 Mars, 2020

Infektimi i trajnerit Mikel Arteta ka detyruara lojtarët dhe stafin teknik të futen në karantinë. Një prej tyre është edhe Lucas Torreira, ish-mesfushori i Sampdoria. Uruguaiani flet për gjendjen e krijuar në Londër në një prononcim për Radio Sport 890, teksa tregon edhe për problemin e madh që po hasin njerëzit.

Në këto ditë kam biseduar me Vecino, Brugman dhe Ramirez. Disa lojtarë të Sampdorias janë prekur nga koronavirusi, ata kanë qenë shokët e mi të skuadrës. Për momentin po pushojnë në shtëpi dhe gjendja e tyre është përmirësuar. Unë jam në karantinë në shtëpinë time dhe po punoj për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

Më është dashur të blej disa pajisje dhe klubi na ka dhënë një dorë. Arteta? Trajneri është mirë dhe ka komunikuar me ne. Rastet pozitive në Londër janë shtuar ditët e fundit. Njerëzit janë shumë nervozë, në disa supermarkete nuk ka më letra higjienike apo xhel dezinfektues. Duhet të isha nisur për Uruguaj, por u anuluan fluturimet”, deklaron mesfushori latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!