Edhe pse Spal renditet në vend të parafundit në Serie A dhe Etrit Berisha ka pësuar 44 gola në 26 ndeshje, portiere i kombëtares kuqezi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. 31-vjeçari nga Prishtina ka kryer pritje të jashtëzakonshme dhe falë tij Spal ndodhet ende në garë për të siguruar qëndrimin në elitë.
Statistikat e SquaWke Football e rëndisin Berishën në 5 portierët me më shumë pritje në 5 kampionatet kryesore të Europës (Itali, Angli, Spanjë, Gjermani, Francë). “Gardiani” i skuadrës italiane ka kryer 107 ndërhyrje të sakta, duke u renditur i treti.
Vetëm Aitor Fernandez i Levante (126) dhe Martin Dubravka i Neëcastle (117) kanë bërë më mirë se Etrit Berisha, ndërsa pesëshja e parë kompletohet nga Bernd Leno i Arsenal dhe Aaron Ramsdale i Bournemouth. /abcnews.al
Most saves made in Europe’s top five leagues this season:
❍ Aitor Fernández (126)
❍ Martin Dubravka (117)
❍ Etrit Berisha (107)
❍ Bernd Leno (104)
❍ Aaron Ramsdale (101)#AskSquawka https://t.co/hjs1f5mddx— Squawka Football (@Squawka) March 14, 2020