Arsyet pse virusi i ri është më i rrezikshëm tek të moshuarit

schedule15:36 - 14 Mars, 2020

schedule 15:36 - 14 Mars, 2020

Edhe përpara se koronavirusi Covid-19 të prekte  më shumë se 100 vende të botës , nga të dhënat e hershme nga Kina – ku edhe filloi shpërthimi – u pa se  të moshuarit dhe të rriturit  ishin më të prekshmëm ndaj koronavirusit.

Me të dhënat e deri tanishme, dhe së bashku me hulumtimet në zhvillim nga Italia – vendi i dytë më i prekur në botë – tregojnë se sa i rrezikshëm është Covid-19 për njerëzit e moshuar, dhe për të tjerët të cilët vuajnë nga zemra, mushkëritë dhe kushtet imunologjike(një mosfunksionim i sistemit imunitar ku përfshihet alergji, astmë, sëmundje autoimune, sindroma autoinflamatore dhe sindroma të mungesës imunologjike.)

Në Itali, një vend me një nga popullsitë më të vjetra në botë , një analizë e 4 Marsit nga instituti shëndetësor kombëtar zbuloi se nga 105 pacientë që vdiqën nga virusi, kishin një moshë  mesatare  81 vjeç. Kjo vendosi një hendek 20-vjeçar midis mesatares, moshës së njerëzve që u testuan pozitivë për virusin, tha instituti.

Të Premten, një mjek i ICU në Lombardi – epiqendra e shpërthimit të Italisë – i tha JAMA se ka pasur vetëm dy vdekje të personave nën moshën 50 vjeç.

Në një raport të vonë të shkurtit, studiuesit  studiuan 72314 pacientët e parë me Covid-19 të konfirmuar ose të dyshuar dhe zbuluan një ndryshim të madh në shkallën e fatalitetit të rasteve sipas grupmoshave. Me pak fjalë, sëmundja duket se është më vdekjeprurëse te njerëzit me çdo dekadë që kalon.

 

 

Sidoqoftë, mosha nuk tregon gjithmonë se kush është më në rrezik nga virusi. Në fakt, ajo zbulon dobësitë themelore të popullatës më të gjerë. Shumë nga këta faktorë janë përqendruar tek të moshuarit por gjithashtu edhe personat e rinj me probleme të caktuara shëndetësore janë gjithashtu në rrezik. ( Gjashtëdhjetë përqind e amerikanëve kanë të paktën një sëmundje kronike; 40 përqind kanë më shumë se një.)

Ajo çfarë kemi parë nga pacientët më të moshuar mund të na ndihmojë të trajtojmë dhe të parandalojmë përhapjen. Kjo e bën gjithnjë e më të rëndësishme të kuptojmë mundësitë që pse vihen  në rrezik më të madh të moshuarit, në mënyrë që të krijojmë një strategji për të mbrojtur shoqërinë në tërësi.

Funksioni imunitar bie me moshën. Kjo na bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve më të rënda.

Ndërsa plakemi, sistemet ynë imunitar për të luftuar sëmundjen bie. Jo vetëm që trupi e ka më të vështirë për të luftuar infeksionet e reja si Covid-19; gjithashtu ka më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje kronike që e bëjnë sistemin imunitar akoma edhe më të dobët.

Le të shohim pjesën e parë: si trupat tanë përkeqësohen duke luftuar me trupat e huaj, përfshirë viruse si SARS-CoV-2, që shkakton Covid-19.

Tek të moshuarit, numri i qelizave të bardha të gjakut që ndihmojnë në eliminimin e infeksioneve bie. Qelizat gjithashtu bëhen më pak të afta në identifikimin e patogjenëve të rinj për të luftuar. Në rastin e Covid-19, virusi gjithashtu mund të dëmtojë qelizat imune.

Nëse ka më pak nga këto qeliza për të filluar, dhe ato janë gjithashtu më të dobëta sesa dikur, një sëmundje apo virus ka më shumë mundësi të përparojë.

“Sistemi  imunitar nuk është aq i fortë sa është tek të rinjtë,” tha Sean Leng, një mjek  dhe profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins. “Studimet ndër vite kanë treguar se në shumicën e njerëzve, funksioni i tyre imunitar është në rregull në vitet ’60, apo edhe në vitet ’70. Funksionet imune zvogëlohen shumë shpejt pas moshës 75 ose 80 vjeç. ”

Kur trupi yne kundërpërgjigjet  ndaj infeksionit, sistemi imunitar i një personi të moshuar përballet me një shans më të lartë për t’u mbrojtur e njohur ndryshe si një stuhi citokine . Citokinat janë proteina që shërbejnë si sinjale për trupin për të ngritur makineri për luftimin e infeksionit.

Por këto citokina janë të mbiprodhuara, gjë që shkakton inflamacion të rëndë, ethe dhe dëmtime në  organe

Me fjalë të tjera, nuk është vetëm një përgjigje e ngadaltë ndaj infeksioneve që mund të rrezikojnë të moshuarit; reagimi i tepërt i sistemit imunitar ndaj një pushtuesi gjithashtu mund të vrasë, tha Leng. “Shkaku i vdekjes së këtij virusi është, nr. 1 problemi me frymëmarrjen, dhe më pas Nr. 2, ndoshta “stuhia e citokinës”.

” Lajmi i mirë, siç kanë shkruar dy mjekë në Universitetin e Alabama Birmingham për Vox , është se ne kemi trajtime për sindromën e stuhisë së citokinës, e cila mund të ndihmojë në shpëtimin e një numri të konsiderueshëm të personave nga ky virus.

Njerëzit e moshuar gjithashtu mund të preken më shumë nga sëmundjet kronike

Sa më gjatë të jetojmë, aq më shumë të ngjarë ka që qelizat tona të përsëriten dhe kjo shkakton shumë dëmtime aq sa organet tona të ndalojnë funksionimin normal.

Kjo na vë në një rrezik të shtuar të kushteve shëndetësore kronike, si kanceri ose diabeti. Së bashku me sistemin imunitar tashmë të dobësuar, këto sëmundje mund ta bëjnë më të vështirë për trupin që të largojë infeksionet.

Nuk është vetëm mosha që rrezikon njerëzit; por janë një osë më shumë sëmundje kronike.

Në mesin e 105 pacientëve që vdiqën  në Itali që nga 4 marsi, dy të tretat kishin tre ose më shumë sëmundjë të mëparshme.

Më e zakonshme ishte hipertensioni, i ndjekur nga sëmundja ishemike e zemrës dhe diabeti mellitus. Këto sëmundje kronike mund të lënë organet të dëmtuara dhe më të prekshëm ndaj infeksionit. Për më tepër, trajtimet për këto sëmundje mund të dëmtojën edhe më shumë  sistemin imunitar, duke e lënë trupin të ndjeshëm ndaj patogjenëve.

Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetit për shpërthimin e Kinës , shkalla e vdekshmërisë së rasteve te njerëzit që raportuan se nuk kishin sëmundje kronike ishte 1.4 përqind, por u rrit tek ata persona që: “13.2% kishin sëmundje kardiovaskulare, 9.2%  diabet, 8.4  hipertension, 8.0%  sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe 7.6%  kancer ”.

Një studim tjetër mbi Kinën, i botuar rishtazi në The Lancet , zbuloi se gati gjysma e 191 pacientëve të shtruar kishin sëmundje të tjera.

“Këta njerëz po vdesin nga një komplikacion inflamator në mushkëri. Nuk është një proces infektiv, si një infeksion bakterial ose viral,  është inflamator, siç e kemi parë tek SARS, “tha Bruce Aylëard , i cili drejtoi misionin e OBSH në Kinë që publikoi këtë raport. Ai po i referohej faktit që SARS – si koronavirusi i ri – mbingarkoi sistemet imune të disa personave në duke çuar në stuhi të citokinës.

Por kjo përgjigje imune duket të jetë më e rënde tek njerëzit me probleme jetësore shëndetësore, sipas të dhënave kineze.

Aylward tha, “përqindja e njerëzve që kishin kancer ishin më të rrezikuar në krahasim me ata që kishin probleme me hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare”.

 

Nuk është e qartë pse Covid-19 është kaq i rrezikshëm për njerëzit me këto sëmundje. Por në përgjithësi, sëmundjet e frymëmarrjes mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare.

Kur mushkëritë nuk funksionojnë siç duhet, zemra duhet të punojë edhe më shumë. Studiuesit kanë berë të ditur gjithashtu se diabeti mund të dëmtojë sistemin nervor dhe të dëmtojë përpjekjet e trupit për të pastruar infeksionet nga mushkëritë. Kushtet si sheqeri i lartë në gjak i shoqëruar me diabet mund të dëmtojë  edhe qelizat imune.

Ka probleme të tjera që lidhen me plakjen që luajnë një rol edhe këtu. Njerëzit e moshuar mund të kenë më të vështirë të  kolliten dhe të  teshtiten, duke e bërë më të vështirë lufitën ndaj virusit, i cili infekton rrugët e frymëmarrjes.

Dëmtimi i akumuluar i mushkërive tek të moshuar nga pirja e duhanit ose nga  ajri i ndotur mund të rrisë më tej  nundësinë për tu prekur, kështu që kur infektoheni nga Covid-19, kjo mund të çojë në probleme si pneumoni të rëndë .

Nga ana tjetër, është ende vetëm një pakicë e të moshuarve që po përballen me pasojat më të rënda të Covid-19. Shumë janë rikuperuar dhe njerëzit e moshuar në gjendje të mirë shëndetësore ka të ngjarë të mbijetojnë nga infeksioni, tha Leng. “Nëse keni një sistem të fortë imunitar, ju mund ta luftoni koronavirusin.”

Faktorët socialë luajnë një rol të madh në prekshmërinë ndaj sëmundjeve

Përtej fiziologjisë, se si shoqëria trajton të moshuarit luan një rol të madh në rrezikun e tyre nga sëmundje si Covid-19. Në të njëjtën kohë, masat si distanca sociale dhe karantinat mbeten taktikat tona më efektive për mbrojtjen e më të prekurve gjatë kësaj shpërthimi.

“Tani për tani nuk ka një vaksinë, kështu që ne duhet të fillojmë të mendojmë për mënyra të tjera për të cilat njerëzit mund të mbrohen,” tha Julie Masters, kryetare e departamentit të gerontologjisë në Universitetin e Nebraska Omaha.

Studiuesit zbuluan se edhe para koronavirusit, rreth një e katërta e të moshuarve përshtaten me përkufizimin e izoluar nga shoqëria dhe 43 përqind thanë se ndiheshin të vetmuar. Ju mund të izoloheni pa treguar  ndjenja të vetmisë dhe mund të jeni i vetmuar pa qenë i izoluar në shoqëri. Por të dyja kushtet duket se sjellin dëm në shëndetin fizik dhe mendor.

 

Studiuesit kanë zbuluar se rrjetet e fuqishme sociale dhe ndërveprimet përmirësojnë shëndetin për të rriturit. “Ne e dimë se kur njerëzit janë më të integruar në shoqëri, kur kanë njerëz në jetën e tyre, kur ata kanë një qëllim, kjo është mirë për mirëqeniendhe shëndetin e tyre, tha Masters.

Kjo po krijon një situatë të vështirë për njerëzit e moshuar që kanë nevojë për mbrojtje nga sëmundje si Covid-19, por  e rëndësishmë është të jenë të izoluar. Prandaj shqetësimi këtu nuk është vetëm për njerëzit e moshuar që mund të sëmuren; janë njerëzit që do të pësojnë një rënië imuniteti  për të përballuar virusin.

Një çështje tjetër është se si të rriturit në moshë ndërveprojnë me sistemin e kujdesit shëndetësor. Siç u përmend, mosha ka tendencë të sjellë më shumë sëmundje kronike, të cilat nga ana tjetër kërkojnë ndërhyrje më të shpeshta shëndetësore ose trajtim të vazhdueshëm.

Gjithashtu duhet treguar kujdes edhe më shumë tek të moshuarit që jetojnë në azile.

 

Përshembull në qendrën e kujdesit të jetës në Kirkland, Uashington, ku Covid-19 infektoi 50 banorë dhe vrau 23 pacientë.

Por këto masa për të kufizuar përhapjen e Covid-19 gjithashtu mund të pengojnë kujdesin për sëmundje të tjera kronike në mesin e të moshuarve, veçanërisht pasi njerëzit që ofrojnë kujdesin fillojnë të mbajnë edhe distancë.

Të  moshuarit mund të përballen me rreziqe më të mëdha, por shpërthimi Covid-19 prek të gjithë

Ndërsa shumica e njerëzve të infektuar nga Covid-19 do të mbijetojnë, do të ketë gjithashtu një numër të madh  të personave që do kenë dëme nga virusi dhe do vdesin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në Shtetet e Bashkuara, ku popullsia në tërësi ka më shumë të moshuar: Ka pothuajse 50 milion amerikanë mbi moshën 65 vjeç, dhe  shifrat po rriten me shpejtësi.

Këta njerëz janë bashkëpunëtorët tanë, punëdhënësit, miqtë, familja, kujdestarët dhe edukatorët. Ata janë kontribues të mëdhenj në ekonominë dhe strukturën tonë sociale, duke siguruar vlera përtej asaj që kapet nga matjet ekonomike si PBB.

Vetëm rreth 5 përqind e të moshuarve në SH.B.A. jetojnë në ambiente të kujdesit të asistuar, që do të thotë se shumica dërrmuese, madje edhe ata me sëmundje kronike, po jetojnë vetë ose me familje ndërsa vazhdojnë  jetën e tyre normale. Dhe tani, pretendentët kryesorë për Shtëpinë e Bardhë janë të gjithë në vitet ’70.

 

Kjo do të thotë se të gjithë duhet të punojnë së bashku për të kontrolluar përhapjen e Covid-19, dhe të gjithë ne do të vuajmë nëse nuk e bëjmë. Të rinjtë mund të kufizojnë përhapjen e infeksionit duke ruajtur higjenën, duke u izoluar  kur janë të sëmurë dhe duke praktikuar  masa për distancimin shoqëror, në mënyrë që të shmangin marrjen e virusit dhe transferimin e tij tek anëtarët e tyre të moshuar të familjes.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Covid-19 pasi njerëzit mund të transmetojnë virusin përpara se të shfaqin ndonjë simptomë. Dhe ne jemi akoma duke mësuar rreth rreziqeve të kësaj sëmundjeje dhe si  përhapet kaq shpejt, kështu që mund të ketë grupe të tjera në rrezik që ne ende nuk i kuptojmë.

Pavarësisht nëse jeni 75 apo 35 vjeç, sëmundjet kronike janë përkeqësim ndaj virusit.

Ka gjithashtu tën rinj që janë infektuar dhe kanë vdekur nga virusi megjithëse ato përbëjnë një pjesë shumë më të vogël të të prekurve.

Sidoqoftë, dëmi i mundshëm nga ky virus mund të jetë i madh: Më shumë se 10 milion amerikanëkanë imunitet të dobët , dhe më shumë se 100 milion të rritur në SHBA kanë diabet Pra, masat që ne përdorim për të mbrojtur të moshuarit, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, mund të ndihmojnë të rinjtë në situata të ngjashme.

Ky shpërthim është gjithashtu një mundësi për të rishikuar dhe forcuar shëndetin tonë personal. “Kjo mund të jetë një telefonatë zgjimi për të menduar për plakjen tonë dhe çfarë mund të bëjmë për t’a siguruar që jemi  në shëndetin më të mirë të mundshëm,” thanë Masters. “Do të thotë, jam duke marrë një dietë të mirë? Jam duke u stërvitur? A kam njerëz në jetën time? A kam lidhje shoqërore? Të gjitha këto gjëra mund të na mbajnë të shëndetshëm. ”

Por në një kohë kur njerëzit janë duke u detyruar të ndahen – me mbylljen e zyrave, konferencat që janë anuluar, studentët qëndrojnë në shtëpi, palestrat mbyllen, dhe individët që izolohen vetë – ato lidhje sociale po bëhen më të vështira për t’u mbajtur. Do të duhet të bëjmë përpjekje aktive për të qëndruar në kontakt, për shëndetin tonë dhe për ata që na rrethojnë./abcnews.al