Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të premteje ka një mesazh të veçantë për të gjithë qytetarët.
Teksa Tirana e qytete të tjera qëndrojnë në shtet-rrethim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili ka infektuar deri tani 33 persona në vendin tonë, kreu i shtetit ka bërë thirrje shqiptarëve të tregohen të fortë dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Duke postuar foton e një banderole të varur në kangjellat e Katedrales së Rrëshenit mbi të cilën shkruhet: Zemrat përqafohen edhe në distancë, Presidenti shprehet se ky mesazh i bukur na ndihmon të besojmë se bashkë mund të mposhtim çdo të keqe.
Statusi i plotë:
Zemrat❤ përqafohen edhe në distancë! #RriNëShtëpi? FORCA SHQIPE!
Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!
Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!/abcnews.al