Koronavirusi mbyll dyqanet jo vetëm në qendrat tregtare, njerëzit e pakët lëvizin me biçikleta

schedule17:21 - 13 Mars, 2020

schedule 17:21 - 13 Mars, 2020

 As rreth këtyre qendrave nuk kishte qytetarë të pranishëm dhe as dyqane të hapura. Përjashtim bëjnë vetëm farmacitë dhe furrat e bukës që vijojnë të jenë në shërbim të nevojave të qytetarëve për ushqim dhe medikamente.

Aktiviteti është pezulluar i gjithi edhe tek dyqanet e vendosur tek ai që njihet si Tregu i Medresesë. Një vendim të tillë i është bërë i ditur qytetarëve, që mund të shfrytëzojnë kohën për të bërë blerje.

Qepenat janë të gjithë të ulura, edhe të dyqaneve përreth. Ndalimi i automjeteve duket se ka favorizuar një situatë e këtillë qetësie në kryqeytet.

Makinat që lëvizin në Tiranë janë vetëm ato me autorizim, ndërkohë zëri që qarkullon është ai që bën thirrje dhe këshillon për të qëndruar në shtepi dhe për të larë shpesh duart.

Këto thirrje janë dëgjuar nga kryeqytetasit. Shesh-pushimet që në ditë të zakonshme janë plotë, janë plotësisht të boshatisuara.

Qytetarët e pakët që kanë dalë nga shtëpiat e tyre , për të lëvizuar kanë vënë në përdorim mjetet alternative, si biçikletat.

Automjetet private janë të ndaluara të qarkullojnë deri mesnatën e së dielës, ndërsa në vijim pritet të ketë vendime të tjera nga qeveria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!