Ka klauzolë 50 milion euro, klubi anglez nuk kursehet për yllin e Atleticos

schedule23:34 - 12 Mars, 2020

schedule 23:34 - 12 Mars, 2020

Në La Liga, të gjithë lojtarët kanë klauzolë në kontratat e tyre. Rregull i Federatës Spanjolle të Futbollit dhe klubet nga kampionatet e tjera të Europës, shpeshherë kanë përfituar.

Kështu pritet të ndodhë edhe me Arsenalin, që mund të përfitojë nga klauzola e Thomas Partey tek Atletico Madrid, që është vetëm 50 milion euro. “Topçinjtë” e Londrës po bëjnë një tjetër sezon larg pritshmërive dhe në verë, parashikohen shpenzime.

Partey është objektivi kryesor i Mikel Artetas dhe gazetari i njohur anglez, David Ornestein, ka zbuluar se Arsenali do të bëjë gjithçka për firmën e ganezit. Priten zhvillime të tjera gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa merkato e verës, do të jetë edhe njëherë tjetër shumë e ngarkuar për Arsenalin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!