Janë mbyllur tre sfida e para të UEFA Europa League, që startuan në orën 18:55. Manchester United ka triumfuar thellë 0-5 në fushën e LASK Linz dhe me këtë fitore në Austri, “Djajtë e Kuq” janë me një këmbë në raundin tjetër.
Të pestë golat për djemtë e Solskjaer, u shënuan nga lojtarë të ndryshëm. Ighalo, James, Mata, Greenëood dhe Pereira ishin në listën e golashënuesve në këtë takim.
Në Gjermani, kishte një rezultat surprizë, pasi Basel triumfoi pastër 0-3 përballë Eintracht Frankfurt. Taulant Xhaka luajti titullar, ndërsa golat u shënuan nga Campo, Bua dhe Frei.
Ndërsa Basaksehir bëri detyrën në Turqi, duke fituar sfidën e parë përballë Copenhagen. Ekipi turk triumfoi 1-0 falë golit të Visca dy minuta para fundit, ndërsa kualifikimi do të vendoset në Danimarkë./abcnews.al