Kompanitë shqiptare i kërkojnë ndihmë shtetit për të përballuar situatën e krijuar në vend nga Koronavirusi.Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka deklaroi se qeveria duhet të veprojë dhe të pezulloj detyrimet tatimore për dy muaj,të pezulllojë kreditë dhe punonjësit e vetkarantinuar të paguhen sit ë sëmurë nga Sigurimet Shoqërore.
“Të gjithë ato që kanë qenë në shtetet e tjera të mosh shkojnë në punë dhe të qëndrojnë si të sëmurë në shtëpi, pa patu nevojë për të marrë rekomandim shëndetsor për gjendjen e tyre. Të paktën forndi i sigurimeve shoqërre të përballojë pagesën për këto persona për një periudhë 1 mujore. Duhet të shtyhet afati i pasqyrave financiare për 2019 pasi bëhet në fund të marsit. Pezullimi i pagesave fiskale për një periudhe 2 mujore për të parë dhe rezultatet se si do të shkojë situata. Pezullimi i kredive pa asnjë interes”, është shprehur Nikolin Jaka.
Kreu i dhomës së Tregtisë e mbështet mbylljen e bareve dhe restoranteve por nga ana tjeër kërkon mbështetje financiare për këto subjekte
Paniku nga përhapja e COVID-19 ka bërë që shumë punonjës të braktisin vendin e punës duke e bërë të vështirë ofrimin e shërbimit.
“Nisur nga vendimi i Këshillit të ministrave që njerëzit të jenë në shpia kanë filluar dhe bizneset që janë në shërbim të qytetarëve kanë mbyllur vendet e punës”, tha Jaka.
Për shkak të përhapjes së COVID-19 në vend janë marë një sërë masash drastike të cilat penalizojnë punën e biznesve në vend./abcnews.al