Gjykata sekuestron vetëm makinën e blinduar të Saimir Taullaut, liron pronat e tjera

schedule15:20 - 12 Mars, 2020

schedule 15:20 - 12 Mars, 2020

Një nga personat që i është dërguar formular nga OFL për të vertetuar pasurinë është Saimir Taullau. Po kështu i kanë sekustruar makinën, që sipas policisë është e blinduar.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur që të sekuestrojë vetëm makinën e blinduar të Saimir Taullaut dhe ka liruar pronat e tjera.

Avokati i tij, Detar Hysi ka deklaruar se nuk është njohur akoma me vendimin dhe se pronat e Taullait kanë burime të ligjshme financiare.

SPAK kërkoi qe te sekuestrohen:

1-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

2-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

3-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.4-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

5-Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

6-Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

Sa i përket pronave, në një intervistë, Taullau është shprehur më herët:

“Unë kam një pronë që ia kam marrë me qira vëllezërve të mi, Bertit dhe Fatmirit, më kontratë sigurisht. Ata janë marrë me biznes. Kanë shitur dhe një tokë këtu në autostradë para shumë vitesh, 3 milionë e 200 mijë euro. Detyrimet në shtet i paguaj rregullisht. Edhe tokës së karburantit ia paguaj bashkisë taksat rregullisht, katër deri në 6 milionë lekë në vit, edhe punëtorët i kam të gjithë të siguruar. Madje njëri që ishte një ditë përkohësisht më gjobitën për 2 milionë lekë dhe unë kam paguar gjobën. Jemi të hapur për hetim, vetëm të na lërë rehat policia.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!