Leipzig shkatërroi Tottenham në çdo aspekt mbrëmjen e kaluar. Skuadra gjermane, që kishte fituar 0-1 në Londër, triumfoi 3-0 në shtëpi dhe u kualifikua për herë të parë në histori në çerekfinalet e Champions League .
Edhe pse kishte mungesa të shumta, sidomos në sulm, skuadra e Jose Mourinhos nuk dhuroi asgjë të bukur dhe i mbylli të dy ndeshjet pa shënuar gol. Një gazetar vendas nuk e ka kursyer ironinë me trajnerin portugez në fund të konferencës për shtyp.
“Jose, gjithçka do të rregullohet, mos i rrudh buzët“, deklaron gazetari, ndërsa trajneri, i habitur, e pyet se çfarë po thotë. “Sezoni, do të shkojë mbarë“, deklaron gazetari dhe trajneri portugez largohet nga salla e konferencave. /abcnews.al
The moment a reporter told Jose Mourinho to ‘cheer up’ after Tottenham were knocked out of the Champions League ?#UCL #TOTRBL pic.twitter.com/nUQul9Ews7
— Goal (@goal) March 11, 2020