Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur fitoren e parë në eliminatoret e Europianit. Vajzat e Armir Grimës mposhtën 0-2 homologet e Qipros. Megi Doçi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të. 23-vjeçarja u tregua e saktë nga pika e penalltisë dhe kaloi Shqipërinë në avantazh.
Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të. Zelfie Bajramaj dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi fitoren e kuqezinjve. Grupi E kryesohet nga Finlanda me 10 pikë e ndjekur nga Skocia me katër pikë më pak, ndërsa ne morëm tre pikët e para.
Ndeshja e radhës zhvillohet me datë 5 qershor. Kombëtarja e femrave të Shqipërisë do të përballet jashtë fushe me Skocinë, duel që është programuar të luhet në orën 20:30. /abcnews.al
Qipro F – Shqipëri F 0-2
(Doçi (pen) 33′, Bajramaj 65′)