“Mirëpresim vendimin e Presidentit”, Soreca: Gjykata e Lartë funksionale për qytetarët shqiptarë

schedule16:16 - 11 Mars, 2020

schedule 16:16 - 11 Mars, 2020

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Presidentit Meta, i cili dekretoi tre anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shprehur se  Gjykata e Lartë është funksionale për qytetarët shqiptarë.

“Ne e mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë dhe urojmë KLGJ për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë për qytetarët shqiptarë”, shkruan Soreca.

Tre anëtarët e Gjykatës së Lartë që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur janë Sokol Sadushja, Ervin Pupe dhe Ilir Panda, të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!