I lindur në Itali, por i pëlqen të bëjë pushimet në Vlorë. Shqipen e flet mirë dhe nuk shikon arsye pse të zgjedhë një kombëtare tjetër, edhe pse mund të ftohet edhe nga Italia e Gjermania. Etien Tare zgjedh origjinën dhe e thotë hapur në rrjetet sociale.
Në llogarinë e tij në “Instagram” ai u ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij dhe një prej pyetjeve të bëra është: “Për kë kombëtare do të luash po të erdhi ftesa: Italinë, Gjermaninë apo Shqipërinë”.
Përgjigje e lojtarit të moshave të Lazio është e qartë: Shqipëria. Tare shfaq flamurin shqiptar dhe pret një ftesë nga trajnerët e kombëtareve të moshave. Sulmuesi është vetëm 16 vjeç dhe aktualisht është pjesë e Lazio U19. /abcnews.al