Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, njihet për enërgjinë e tij në mesfushë dhe duelet e ashpra, pavarësisht shtatit të shkurtër që ka. Megjithatë, përballë yjeve botërorë, mesfushori italian shpeshherë ka vuajtur.
Në takimin Spanjë-Itali, i luajtur në vitin 2017, Verrati u turpërua nga Isco, i cili pasi e dribloi dy herë, i futi dhe topin mes këmbëve.
Tre vite më vonë, Verrati e pëson sërish nga një driblim i ngjashëm. Kësaj radhe nga ylli i Borussia Dortmund, Jadon SAncho, i cili po ashtu i fut topin mes këmbëve dhe e lë pas. Mund të themi se Verratti është i pafat dhe jo një admirues i driblimit mes këmbëve. Paç fat herën tjetër, Marco…/abcnews.al
When Jadon Sancho ended Marco Verratti’s career.
That’s pure filth! ??pic.twitter.com/Mcb1pYUDQD
— Football HQ (@FootbaII_HQ) March 9, 2020