Manchester United ka njoftuar se Tahith Chong ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë talentin holandez deri në qershor 2022, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit më shumë.
Futbollisti i Holandë U-21 u bashkua me Akademinë e United në vitin 2016 dhe ka vazhduar të bëjë 14 paraqitje për ekipin e parë. Tahith Chong tha pas rinovimit: “Kur u bashkova me Manchester United isha thjesht një fëmijë, ishte një ëndërr e realizuar.
Është nder çdo herë që vesh fanellën dhe përfaqësoj këtë klub. Unë jam duke punuar shumë çdo ditë për tu përmirësuar dhe e di se ky është mjedisi i përsosur për tu rritur”, tha talenti holandez./abcnews.al
✍️ @TahithC is here to stay!#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) March 9, 2020