Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ku i kishte shkuar mendja: Ku ia gjeti policia drogën shqiptarit

schedule15:59 - 9 Mars, 2020

schedule 15:59 - 9 Mars, 2020

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kapshticë pas i është gjetur lëndë narkotike e fshehur në trup.

Policia ka zgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, automjetin tip “Ford Fiesta” që drejtohej nga  I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit, 32-vjeçarit iu gjet në pjesën e barkut një pako e madhe me lëndë narkotike të presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike.



Një ditë më parë, nje tjetër qytetar është arrestuar pasi është gjetur 1 kg kokainë të cilën e kishte fshehur në trup.

Njoftimi:

po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup

Policia Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, zbulon dhe sekuestron një tjetër sasi lënde narkotike të presuar, të fshehur në trupin e një shtetasi.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, si rezultat i aplikimit të masave të shtuara dhe në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, automjetin tip “Ford Fiesta”, me drejtues shtetasin I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!