Janë mbyllur katër sfidat e kampionatit maqedonas të futbollit, me dy ekipet e kreut, Vardarin dhe Shkëndijën e Tetovës, që janë mposhtur. Vardan u mposht nga Renova me rezultatin e pastër 2-0, falë një dopietë nga Gafuri.
Shkëndija kishte mundësinë të ngushtonte distancën me Vardarin kryesues, por përballë Borec, nuk ia dolën të fitonin. Djemtë e Ernest Gjokës u mposhtën me rezultatin e thellë 4-2. Dopieta e Radovic, Silva dhe Prelcec, ndëshkuan kuqezinjtë tetovarë.
Ndërsa dopieta e Alimit për Shkëndijën, e bëri rezultatin disi më të respektueshëm. Struga u mposht 1-2 nga Shkupi, kurse Sileksi mposhti me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Makedonija GP./abcnews.al