Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka shpërndarë një video, ku ka përcjellë mesazhe për 8 Marsin.
Sipas Vokshit gratë duhet të kenë mundësi reale dhe të mos përdoren si fasadë nga politika. Demokratja thekson se ndryshimi duhet të vijë nga gratë.
“Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim. Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas. Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara”
“8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes. Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton. Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim. Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas. Ne duhet të veprojmë! Ne nuk kemi nevojë për mëshirë! Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë!
Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara. Ne duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndryshimin e atyre që na qeverisin! Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne“, thotë Vokshi.
/abcnews.al