8 Marsi Dita Ndërkombetare e Gruas, protestë në Tiranë dhe rrethe për më shumë të drejta e barazi

schedule16:02 - 8 Mars, 2020

schedule 16:02 - 8 Mars, 2020

“Kush të rreh nuk të do”, “Liria fitohet, nuk jepet” këto ishin vetëm disa prej pankartave të grave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që zgjodhen të protestonin në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Tiranë.

Ndalesa e parë ishte para Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku një prej grave ndau dhe historinë e saj të trishtë në këtë 8 mars.

“Nuk kam gjetur mbështeteje asnjëherë. Kam punuar në sektorin e shëndetësisë, lu lutem vajza mos u shtupni ju si brezi jonë. Jam 65 vjeçe, jam shumë e dëshpëruar për jetën time, nuk kam gjetur lumturi asnjëherë me këtë lloj njeriu”, thotë 65-vjeçarja mes lotëve.

Pas policisë marshimi i protestuesve vijoi drejt godinës së Kryeministrisë, ku nuk munguan dhe deklaratat e ndryshme që 8 marsi nuk duhet të jetë festë por ditë proteste

Në mesin atyre që zgjodhen të protestonin për më shumë të drejta për grate ishte edhe gazetarja britanike që jeton në Tiranë, Alice Taylor e cila u shpreh se grate kanë të drejtë ta jetojnë jetën e tyre të lira dhe pa frikën se ish-bashkëshorti I tyre do ua marrë atë

“Nuk mund të festojmë në këtë ditë vrasjen e 8 grave nga ish-bashkëshortët apo bashkëshortët e tyre, pasi duhet te kemi të qarte që edhe ne femrat jemi qënie humane, gjithashtu. Ne kemi të drejtë teë jetojmë jeteën tonë, të punojmë të pavarura nga bashkëshorteët, teë bëjmë çfareë dëshirojmë pa pasur frikë se mund teë sulmohemi apo dhe vritemi. Sot mund të themi pa frikeë që 8 Marsi nuk ështeë ditë feste, por eështë ditë për të treguar që duhet të jemi të forta. Disa prej grave që jane vrarë këtë vit apo në 2019 dhe 2018, kanë patur urdhër mbrojtje nga Gjykatat dhe pavarësisht kësaj gratë janë të pambrojtura dhe po gjejnë vdekjen. Pavarësisht gjithçkaje, faji bie mbi gratë në shoqerinë shqiptare për shkak të mentalitetit, teë drejtat e tyre shkelen shpesh. Derisa ky mentalitet për gruan neë shoqerinë shqiptare të jeteë i tillë, gjerat nuk do ndryshojnë”, thotë ajo.

Gazetarja britanike kishte dhe një mesazh për burrat shqiptarë

“Ne jemi qënie njerezore, nuk jemi ketu per te pastruar vetem dyshemetë, për të berë gati darkën, teë rrisim feëmijet apo të mbyllim gojeën për cdo padrejtësi. Kemi ekzaktësisht të njejtat të drejta si burrat, pasi jetojmë ne të njëjtin univers”, shprehet gazetarja.

Edhe në rrethe më 8 mars gratë në Lezhë dhe Fier kanë zgjedhur të ngrenë zërin.

Me pankarta, lule dhe tullumbace ne duar, gra dhe nxënëse të shkollës “Besëlidhja” marshuan në rrugët e qytetit të Lezhës, për t’i thënë jo dhunës.

Edhe në Fier dhjetëra gra dhe vajza protestuan për të drejtat e tyre. Njëzëri ato kanë kërkuar të ndalet dhuna ndaj tyre.

Ndërsa në Vlorë efektivet e policisë kanë dhuruar lule në rrugë për gratë dhe vajzat. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!