Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Kaosi në Serie A, Federata Italiane e Futbollit del me qëndrim zyrtar

schedule13:54 - 8 Mars, 2020

schedule 13:54 - 8 Mars, 2020

Kaos total në Itali për Coronavirusit, që ka shkaktuar më shumë se 200 viktima dhe numri i të prekurve ka shkuar në mbi 5 mijë. Qeveria ka vendosur lëvizjen në disa zona të vendit fqinj, duke mbyllur kështu shkolla e shumë institucione.

Edhe futbolli është prekur nga diçka e tillë. Më parë ishte vendosur që ndeshjet të luheshin me dyer të mbyllura, por Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka kërkuar që të anulohet për momentin kampionati. Për disa minuta u diskutua që sot që të mos luhej Parma-Spal, që nisi me më shumë se një orë vonesë.

Duka parë situatën e krijuar. Federata Italiane Futbollit ka dalë me një deklaratë ku bën me dije se të martën do të merrte një vendim. “ Duke marrë parasysh kërkesën e Ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora, duke dëgjuar presidentin e Coni, Giovann Malago, si dhe duke marrë në konsideratë vullnetin e Këshillit të Ligës që ka të drejtën e organizimit të kampionatit, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka thirrur një mbledhje të jashtë zakonshme të martën, më 10 mars”.



 

Njoftimi zyrtar i FIGC

QËNDRIMI I MINISTRIT – Ministri i Sportit, Spadafora, ka dalë me një deklaratë dhe mbështet kërkesën e Damiano Toomasi, presidenti të Sindikatës së Futbollistëve. “Nuk ka kuptim tani të vëmë në rrezik jetën e lojtarëve, gjyqtarëve, trajnerëve e tifozëve, të cilët me siguri do të mblidhen për të parë ndeshjet. Federatat e tjera kanë zgjedhur të ndalojnë dhe tani është detyrë e presidentit të FIGC, Gravina, të marrë një vendim para se të ndodhë rasti i parë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!