Ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, është nisur këtë të dielë drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Ismail
Syla përmes një postimi në profilin e tij në Facebook shkruan se nga udhëtimi do të kthehet faqebardhë.
“Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, shkruan Syla./abcnews.al