EMRAT/Aksident në Librazhd, plagosen 5 persona, dy prej tyre nga Maqedonia e Veriut

schedule10:37 - 8 Mars, 2020

schedule 10:37 - 8 Mars, 2020

Pesë persona janë plagosur këtë të dielë në Librazhd, një prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Kthesat e Murrashit”, ku si pasojë janë plagosur pesë persona.

Burime për ABC News bëjnë me dije se të plagosurit nga ky aksident janë Xhevdet Hajredini shkup 80 vjeç e Lirie Hajredini banues në Shkup, Zarije Koçi 30 vjeç, Sadete Balla 51 vjeç gjendje të rëndë dhe Angjela Koçi 17 vjeç nga Tirana.

Ndërkohë uniformat blu ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Librazhd/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë janë drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!