Dita Ndërkombëtare e Gruas, OKB: Asnjë vend i botës nuk ka arritur barazinë gjinore

schedule08:49 - 8 Mars, 2020

schedule 08:49 - 8 Mars, 2020

Sot shënohet 8 Marsi,  Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ngjarje që mendohet se i ka fillesat që të mars të 1857, kur rrobalarëset e Nju ¬Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave. Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Ndërkohë OKB pas 25 vitesh nga platforma e Pekinit për të drejtat e grave, ka publikuar  një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet.

Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore. Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Ëomen, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas.

Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konfliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim. “Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se me gjithë progresin e arritur, asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore. 75 për qind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajnë 73 për qind të posteve manaxheriale, 70 për qind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women.

“Ne jemi reduktuar në 20-25 për qind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.

Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta.

Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 për qind”, ka thene Phumzile Mlambo-Ngcuka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!