Presidenti turk Tayip Erdogan u shpreh se rregullat për migracionin nuk po funksionojnë. Drejtuar kancelarares gjermane, Angela Merkel, Presidenca turke bën me dije se Erdogan ka deklaruar se mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk po funksionojnë siç duhet strategjitë dhe se rregullat për migracionin duheshin rishikuar.
Ndërkohë Bashkimi Evropian i bëri thirrje emigrantëve në kufirin turk që të ndalonin përpjekjet për të kaluar në Greqi.
Erdogan i tha gjithashtu Merkel marrëveshja e armëpushimit me Rusinë në rajonin e Sirisë, Idlib, kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve dhe trupave turke atje.
Ankaraja ka hapur portat në Evropë për afro 4 milion migrantë, pas një përshkallëzimi të përleshjeve në Idlib.