Asnjë biletë për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë. Federata e Futbollit në vendin fqinj prej pesë ditësh kishte nxjerrë njoftim për shitjen e tyre, madje ato mund të bliheshin vetëm në qytetet me shumë maqedonase.
Kush ka pasur mundësi i ka blerë biletat, të tjerët do të duhet ta shohin ndeshjen gjysmëfinale të Nations League (Liga D) nga TV-ja. Për pesë ditë janë shitur të gjitha, 36 mijë bileta për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski”.
Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë është programuar të luhet më 26 mars, prej orës 20:45. /abcnews.al
https://www.facebook.com/FudbalskaReprezentacija/photos/a.157039134329603/3092566490776838/?type=3&theater