Coronavirusi ka prekur shumë shtete në botë dhe ka marrë edhe jetë njerëzish, duke u shndërruar në një fenomen që të gjithë duan ta anashkalojnë dhe ta parandalojnë. Në Angli, nuk flitet për të prekur me Coronavirus, por britanikët vazhdojnë të marrin masa për një përhapje të mundshme.
Ndikimi nuk mund të mungonte as në futboll. Në Premier League, është vendosur që lojtarët të mos i japin dorën njëri-tjetrit para fillimit të takimeve, si masë parandaluese. Ky vendim është i prerë i Federatës Angleze të Futbollit dhe hyn në fuqi menjëherë.
Premier League është futur në fazën më të ngarkuar të kampionatit dhe kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga fundi, ekipet nuk do i japin dorën njëri-tjetrit./abcnews.al