Çarçani: Partizani nuk po ngre dot kokë, Olsi Rama vazhdon të heshtë

schedule22:40 - 5 Mars, 2020

schedule 22:40 - 5 Mars, 2020

Moderatori i emisionit Pressing në ABC News, Gerti Çarçani, e hapi emisionin e tij duke folur sërish për drejtori i përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama: “Sport dhe do të ndalemi gjatë te java e 25-të e Kategorisë Superiore.

Tirana ka nisur arratinë, 6 pikë nuk janë shumë, por dhe pak nuk janë. Frenohet Kukësi, “asist” simpatik i Vllaznisë për Tiranën. Teuta mposht Partizanin. Partizani që realisht nuk po di më të fitojë, nuk po ngre dot kokë, është e pamundur.

Ne jemi një studio sportive, jo politike, por prej kohës opozita zgjodhi të thoshtë “Rama Ik”, por ajo pjesë e tifozerisë “Guerrils” që ishte në stadium, e theksoi “Olsi Ik”. Një diagnozë e cila i ngarkohet vetëm drejtorit sportiv të Partizanit, ai që ka ndërtuar këtë skuadër dhe vazhdon të heshtë, për arsyet që vetëm ai i di. Ne do të flasim për Partizanin, pasi Partizani nuk është vetëm i Ols Ramës”, tha mes të tjerash Çarçani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!