“Sovranitet, pavarësi dhe integritet”, Rusia dhe Turqia arrijnë marrëveshjen për armëpushimin në Idlib

schedule22:34 - 5 Mars, 2020

schedule 22:34 - 5 Mars, 2020

Në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të situatës në provincën Idlib veriperëndimore të Sirisë, Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për një armëpushim.

Marrëveshja është arritur pas 6 orësh bisedime me Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Të dy vendet kanë rënë dakord për të krijuar një koridor sigurie dhe patrulla të përbashkëta.

Në tekstin e marrëveshjes theksohet se Rusia dhe Turqia janë në favor të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.

Patrullimet e përbashkëta ruso-turke në  autostradën M4 planifikohen të fillojnë më 15 mars.

Presidenti rus theksoi se kontakti personal i liderëve të Rusisë dhe Turqisë lejon qasje të përbashkëta në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Moska dhe Ankaraja deklarojnë vendosmërinë e tyre për të eleminuar të gjitha grupet terroriste, pasi kërcënimet ndaj civilëve dhe infrastrukturës nuk mund të justifikohen me asnjë pretekst.

Muajin e kaluar, 36 ushtarë turq u vranë në Idlib gjatë një sulmi të qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia. Nga ana tjetër Turqia, e cila mbështet rebelët e opozitës, u përgjigj duke sulmuar trupat siriane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!