“Besa” shkatërron organizatën kriminale, në pranga 16 shqiptarë

schedule19:34 - 5 Mars, 2020

schedule 19:34 - 5 Mars, 2020

Një operacion i gjerë kundër drogës i koduar me emrin “Besa”, është zhvilluar paraditen e sotme nga Guardia di Finanza e Trentos.

Autoritetet italiane kanë shkatërruar  një shoqatë kriminale që kishte kontroll mbi shpërndarjen e drogës në provincën e Bolzano.

37 të akuzuar për trafik droge nga 43 të shpallur në kërkim përfunduan në pranga: 25 prej u lanë në burg, mes tyre edhe 16 shqiptarë, të cilët kishin urdhër arresti ndërkombëtar.

Në total, janë konfiskuar 25 kilogramë kokainë, marihuanë dhe drogë e llojit  hashash, me vlerë 550 mijë euro, përveç 20 mijë eurove cash.

Për më tepër, hetuesit kanë zbuluar edhe 10 kilogramë të tjerë kokainë dhe hashash, të hedhura  në tregun e Tirolit Jugor, me një vlerë prej 500 mijë eurosh.

Ky grup ishte i organizuar në disa zona në Veneto, por jo vetëm: ai shtrihej përtej kufirit, në Shqipëri, Gjermani dhe Zvicër raporton abcnews.al.

Hetimet, kanë nisur në Mars 2018 dhe shqiptarët janë monitoruar nga atëherë deri në ditën e sotme. Ato u drejtuan nga zëvendës-prokurori Davide Ognibene i Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Trentos.

Rezultatet hetimore zbuluan ekzistencën e “organizate të rrezikshme kriminale” e cila kishte në posedim armë zjarri, dhe përbëhej kryesisht persona me origjinë shqiptare.

Prandaj, emri i operacionit u quajt  “Besa”, një term shqiptar që tregon “paktin e nderit”, që lidh anëtarët e ndryshëm të tre grupeve në të cilat shpaloset organizata kriminale.

Në dy vjet hetim, u arrestuan 12 persona të kombësive të ndryshme, përfshirë shqiptarë, tunizianë, një egjiptian dhe një zviceran.

Autoritetet italiane nuk ka bërë ende me dije identitetin e shqiptarëve që janë arrestuar në këtë operacion./abcnews.al