Deputeti Myslim Murrizi është treguar i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend me aktin normativ “Forca e Ligjit”. Murrizi në replikën e tij për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj tha se OFL-ja po përdoret për propagandë.
“Keni rreth një muaj e 5 ditë që e keni përdorur këtë akt për propagandë, për të bërë diversitet në politike që ju jeni të mirët dhe doni të luftoni kriminelët. Kjo është një propagandë bajate e juaja si mazhorancë, sic keni brë në 7 vite që kur morët pushtetin.
Nuk e di cfarë emergjence kishit për të miratuar këtë akt se keni 7 vjet në qeveri. Nuk e di cfarë ju shkrepi në kokë se krimi qenka ngritur në këmbë në 31 janar dhe ju o burra i mësyet me syza ‘Prada’, me kokë të lyer me bojë me idenë që do bëni namim. Ça nani të bëni ju? Po pardje u vranë dy veta në Durrës, të është vrarë me snajper në Mirditë. Vriten cdo ditë. Ça bën kjo OFL-ja? E nisi me vrull OFL-në ky ministri para teje, e stonoi se i erdhi në derë të shtëpisë OFL-ja. Kemi sekuestraur thoni ju automjete të blinduara. A mund ta di ishin me letra këto mjetet e blinduara, a kanë hyrë në doganë? A keni ju ndonjë evidencë për përgjegjësite e mjeteve të blindura. Keni pajisur me mjet të blinduar lloj-lloj halabaku. Sepse për dy palë zgjedhje i keni përdorur ato halabakë me mjete të blinduara për të marrë votat.
Ky akt, që kërkon shumicë të thjeshtë bie ndesh me konventën ndërkombëtare të miratuar ndër vite. Jo më larg se dje gazeta që financohet nga ju ka nxjerrë dy kontigjentë me atë që zgjodheët kur unë isha në çadër dhe sot e keni shpallur armik. Bie ndesh me Reformën në Drejtësi, të cilët thanë se kjo është zgjidhja magjike e të gjitha halleve shqiptare.
Ndaj një akt i thjeshtë nuk mund të përmbysë tre ligje, as konventën ndërkombëtare. Si mundet që ju rreshtoni nën urdhrat tuaja prokurorine përgjithshëm, prokurorin e SPAK-ut. Peshqit e mëdhenj i keni këtu. Cdo gjë merret këtu. Ndaj keni filluar ju të nxirrni fotot e njëri-tjetrit”, deklaroi Murrizi. /abcnews.al

