Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup trafiku narkotikësh, që transportonte drogë nga Amerika Latine dhe vendet e Ballkanit, drejt shtetit fqinj.
Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 4.5 ton marijuanë dhe kokainë, e cila nëse do të arrinte tregun do të kapte vlerën e 8 milion eurove.
Mësohet se droga nga Shqipëria nisej nga porti i Durrësit nëpërmjet kanalit të Otrantos, ndërsa nga Amerika latine vinte nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.
Sipas medias italiane La Stampa një numër i madh personash tashmë janë në investigim. Që nga orët e para të ditës së sotme, karabinierët kanë shoqëruar persona të dyshuar mbi të cilët bien akuza për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, ushtria bllokoi rreth 15 korrierë.