VIDEO/ Gafa e vitit, këtë reagim mund ta bëjë vetëm Thomas Muller

schedule11:58 - 4 Mars, 2020

schedule 11:58 - 4 Mars, 2020

Thomas Muller njihet për karakterin e tij dhe shakatë e shumta. Lojtari i Bayner Munchen është protagonist shpesh herë, sikurse ndodhi edhe mbrëmë. Në takimin kundër Schalke 04, bavarezët tentuan të bëjnë një skemë.

Gjërat nuk shkuan sipas planit dhe fajtor ishte Thomas Muller, i cili goditjen e këndit e ekzekuton në mënyrë skandaloze. I gjithë stadiumi nisi të qeshte, ndërkohë sulmuesi është vënë në shënjestër në rrjetet sociale.

Gjithsesi nuk janë vetëm tifozët që qeshin. Edhe vetë Muller ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka postuar videon në llogarinë e tij në “Twitter”. Disa emoji të qeshurash dhe gjermani që shkruan, “oh jo”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!