Histori e pabesueshme, anglezi ndërton shtëpinë vetëm duke parë video

schedule13:27 - 4 Mars, 2020

schedule 13:27 - 4 Mars, 2020

Një burrë nga Hampshire në Britani ndërtoi një shtëpi me vlerë 140 mijë paund vetëm duke parë video në youtube, pasi ai nuk kishte eksperiencë në fushën e ndërtimit.

Edhe pse iu deshën dhjetë vite për të përfunduar shtëpinë, 51-vjeçari Graham Harley tani është pronari  i një shtëpie me pesë dhoma gjumi në Ringwood.

Duke balancuar kohën e tij midis punës dhe familjes ai mësoi të ndërtonte nga interneti.

Shtëpia njëkatëshe përfshin dy tualete, një sallon, dhomë ngrënie dhe kuzhinë.

Graham dhe partnerja Mandie Wales, 48 ​​vjeç, jetuan në një shtëpi të përkohshme derisa punimet vazhdonin- dhe madje gjatë kësaj periudhe gruaja lindi edhe një fëmijë shkruan Somsetlive

Çifti tani jeton tek shtëpia që ndërtuan dhe planifikojnë të pensionohen atje.

Çmimi mesatar i shtëpive në zonën përreth është rreth 450,000 paund ndërkohë që Graham shpenzoi vetëm 140 mijë paund.

Graham tha se: “Fëmijët kishin reagime të ndryshme!

“Por ata ishin mjaft tolerantë. Ata madje ndihmuan në lyerjen e dhomave të tyre.

I gjithë projekti i cili nisi në vitin 2008 dhe përfundoi në vitin 2018, megjithëse familja u zhvendos aty në një vit më vonë./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!