Dy vite pa Davide Astorin, presidenti Commiso me fjalë të ndjera

schedule10:22 - 4 Mars, 2020

schedule 10:22 - 4 Mars, 2020

Davide Astori nuk jeton më, por në Firence vazhdojnë ta përkujtojnë me shumë dashuri. Numri 13 i tij është kudo te Fiorentina, ndërkohë që vendin e tij në dhomat e zhveshjes nuk e ka marrë askush. Shumë respekt për ish-qendërmbrojtësin, , i cili më 4 mars të vitit 2018 u gjet i vdekur në dhomën e tij në hotel.

Problemet me zemrën e mundën atë. Sot në Firence e kujtojnë dhe klubi i Fiorentinës ka publikuar një deklaratë të presidentit Rocco Commiso, i cili edhe pse nuk e ka njohur dot Astorin, përcjell fjalë zemre për familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë dashur dhe kanë vuajtur në momentin e largimit të tij nga jeta, kur ishte vetëm 31 vjeç.

“Sot kujtojmë Davide Astorin, kapitenin tonë. Unë nuk e kam pasur mundësinë ta takoj djalin, por të gjithë, ata me të cilët kam folur për të, më kanë thënë gjëra fantastike. Sot mendimet e mia shkojnë te familja e tij, shokët e skuadrës, fansat dhe te gjithkush që vajtoi largimin e tij tragjik. Familja “Vjollcë” nuk do e harrojë kurrë kapitenin e saj”, shprehet Commiso. /abcnews.al