DOKUMENTI/ Përplasjet brenda grupit, Rudina Hajdari dorëhiqet nga Komisioni i Integrimit

schedule17:33 - 3 Mars, 2020

schedule 17:33 - 3 Mars, 2020

Pas problemeve disa mujore për drejtimin e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ju ka dhënë zgjidhje tensioneve duke rishpërndarë postet.

Ajo nuk dorëzon kryesimin e grupit, por ka lënë një prej detyrave që mban deri tani. Në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, Rudina Hajdari kërkon të mos jetë më kryetare e Komisionit të Integrimit, por në vend të saj të jetë deputeti tjetër demokrat, Halit Valteri.

Po ashtu, grupi parlamentar demokrat kërkon që edhe kryesimi i komisionit të edukimit dhe medias, që drejtohet nga opozita të ndryshojë. Tani komisioni drejtohet nga Fatjona Dhimitri, por Hajdari propozon të zëvendësohet me deputetin Halil Jakimi.

I vetmi komision që nuk ndryshon, është ai i Shëndetësisë.Gjithësesi, për këto ndryshime nuk mjafton vetëm vullneti i Rudina Hajdarit. Kuvendi vendos me votë drejtimin e komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!