Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer nuk pranoi një shtrëngim duarsh me kancelaren Angela Merkel nga frika e koronavirusit.
Një video e shkurtër tregon që Merkel i afrohet Seehofer dhe i zgjat dorën. Ministri gjerman largon dorën – duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit.
Vetë Merkel u duk se u argëtua nga veprimi i tij, e cila raportohet se i tha Seehofer më pas se ishte “veprim i duhur ai që bëri”.
Seehofer njoftoi të dielën mediat gjermane se ai nuk do të takonte më njerëz si një masë paraprake kundër koronavirusit.
Merkel mesa duket ka zbatuar një taktikë të ngjashme për shtrëngimin e duarve ndërsa vizitoi zonën e saj elektorale në Gjermaninë Lindore javën e kaluar.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit në 150 të hënën, nga 129 të dielën, tha Instituti Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve. Organizata tha se virusi tani paraqet një rrezik “mesatar ” për vendin./abcnews.al