DITA E SHORTIT/ Nations League, goglat mund të rezervojnë derbin Shqipëri-Kosovë

schedule09:17 - 3 Mars, 2020

schedule 09:17 - 3 Mars, 2020

Nations League zhvillon sezonin e dytë dhe këtë herë për të siguruar një vend në kampionatin Botëror. Sot, prej orës 18:00, do të hidhet shorti në Amsterdam dhe do të mësohen grupet për të gjitha ligat, A, B, C dhe D. Ndeshjet nisin më 3 shtator dhe gjithçka mbyllet me finalet, më 6 qershor të vitit 2021.

Shqipëria, sikurse dihet, merr pjesë në Ligën C, në vazon e parë dhe mund t’i rezervohet nga shorti një derbi me Kosovë, që është në vazon e dytë. Gjithashtu rrezikohet një përballje me fqinjët e Malit të Zi. Dy ekipet më të mira në Nations League u bashkohen 10 ekipeve të renditura në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit, për të përcaktuar 6 skuadrat që shkojnë në kompeticionin madhor.

Liga A
Vazo 1:
Portugali, Holandë, Angli, Zvicër
Vazo 2: Belgjikë, Francë, Spanjë, Itali
Vazo 3: Bosnje & Hercegovinë, Ukrainë, Danimarkë, Suedi
Vazo 4: Kroacia, Poloni, Gjermani, Islandë

Liga B
Vazo 1: Rusi, Austri, Uellsi, Çeki
Vazo 2: Skoci, Norvegji, Serbi, Finlandë
Vazo 3: Sllovaki, Turqi, Irlanda, Irlanda e Veriut
Vazo 4: Bullgaria, Izraeli, Hungaria, Rumania

Liga C
Vazo 1:
Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia
Vazo 2:
Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia, Qipro
Vazo 3:
Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu
Vazo 4:
Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia

Liga D
VAZO 1:
Gjibraltari, Ishujt Faroe, Letonia, Lihtenshtajni
VAZO 2: Andorra, Malta, San Marino

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!