Presidenti i republikës, Ilir Meta pritet të dalë në një konferencë për shtyp. Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi.
Blushi shkruan se Meta do të denoncojë para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!
Me anë të një video publikuar në rrjetin social, nëna e aktorit të humorit Bes Kallaku do të jetë nesër në manifestimin e Presidentit Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.
Ndërkohë në rrjetin social “Facebook”, Presidenti i uron mirëseardhjen në protestë Ijes së aktorit të njohur Bes Kallakut, ku bashkangjitur me videon shkruan:
E dashur Ije!
Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike! ??