Meta i përgjigjet ambasadës së SHBA: Zero alert dhe frikë, kam takuar drejtuesit e policisë

schedule13:01 - 29 Shkurt, 2020

schedule 13:01 - 29 Shkurt, 2020

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat  që mbajti sot në Presidencë , kreu i shtetit Ilir Meta u ndal edhe tek tubimi i thirrur nga ai në 2 mars me qytetarët.

Meta theksoi edhe njëherë duke iu referuar thirrjes së ambasadës së SHBA se nuk ka nevojë për alert, pasi tubimi do të jetë i qetë. Po ashtu Meta shtoi se ka takuar drejtuesit e policisë dhe ka kërkuar që të ketë sa më pak prezëncë të policisë.

Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor më demokratik. Për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë dhe djejnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet se kushtetuta është dokumenti themeltar i këtij shteti. Njëkohësisht me kërkesën time, dje jam takuar me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, për të realizuar një manifestim sa më të mrekullueshëm dhe të jetë me sa më pak policë, pasi ekipi ynë po bashkëpunon shkëlqyeshëm, për të sjellë në Shqipëri një traditë të re të festës së demokracisë. Kështu që nuk do të ishte ndonjë sekret i madh se kemi një problem të madh se pjesëmarrja e qytetarëve të huaj në Shqipëri do të jetë e lartë. Kemi problem se edhe zëri i tyre duan të dëgjohet. Alert ka vetëm për grupin pucist, për askën tjetër. Kush e ndjen veten pucist është i alertuar se është thirrur populli”, tha Meta.