Kristina Jorgaqi: Kontaktet e shqipes me gjuhët e tjera kanë sjellë ndryshime cilësore

schedule22:18 - 28 Shkurt, 2020

schedule 22:18 - 28 Shkurt, 2020

Gjuhëtarja Kristina Jorgaqi e ftuar në “Provokacija” nuk i sheh me pesimizëm ndryshimet që ka pësuar shqipja.

Sipas saj kontaktet  me shumë gjuhë të botës kanë sjellë ndryshime cilësore tek shqipja.

“Shqipja ka zhvilluar kontakte të jashtëzakonshme me shumë gjuhë të botës, në radhë të parë me anglishten, por edhe e gjuhë të tjera. Këto kontakte kanë sjellë disa ndryshime cilësore.

Është gjëja më e natyrshme e botës që gjuhët të japin dhe të marrin. Natyrisht që ka pasur disa rrethana të favorshme për këtë gjë, ndryshimi i regjimit politik, haja e kufijve, lëvizja e lirë, por edhe procesi i globalizimit që lind me kthimin e anglishtes në një gjuhë të komunikimit ndërkombëtar.”, tha aji.

Sipas Jorgaqit kontaktet mes gjuhëve kanë më shumë gjëra pozitive se negative.

“Unë mendoj se kontaktet mes gjuhëve kanë më shumë gjëra pozitive se negative. Shqipja është një gjyhë shumë  evjetër dhe nuk ka lidhje farefinsie me gjuhët e tjera indoevropiane, pra është një degë më vete. Por shqipja është një gjuhë gjithashtu që është shkruar shumë vonë. Është shpallur gjuhë zyrtare shumë vonë, dhe është standartizuar prap shumë vonë”, u shpreh gjuhëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!